Këndi i prindërëve

Dërgimi i fëmijës në kopsht paraqet një hap të madh për vetë fëmiun,pasi kosinderohet si hapi i parë dhe më i madh në pavarësimin e tij,në socializmin e tij, njohjen me rrethin, që padyshim ndikon qëfëmijët të fitojnë një lloj sigurie në vetveten
Konsiderata që ju si prinde dhe ne si kopsht, tregojmë ndajgabimeve eventuale dhe të zakonshme të secilit fëmijë, e bëjnë fëmiun të kuptoj se nuk është i vetmuar dhe se ka përkrahjen e fuqishme.
Respektimi i ndjenjave të fëmiut, i mundëson atij që të shpreh dhe të kuptoj ndjenjat, si të tijat po ashtu edhe të tjerëve.
Bëhuni shembull i mirë – fëmija më së shumti mëson nga ju .
Prezentoni atij kopshtin, tregoni se cka e pret atje, si duket një ditë në kopsht. Tergoni atij kush e sjell e kush e merr. Flisni me të për të mirat e shoqërisë.
Njofto fëmiun tënd me mësuesen dhe kopshtin.
Përgjigju fëmijës sinqerisht në pyetjet që ai mund të ketë

Dita e parë në kopsht

Fëmija do të ndihet më i sigurt nëse ju personalisht e sillni dhe e merrni prej kopshtit.
Mos shkoni pa përshëndetje dhe në shpejtësi, por edhe mos u ndal në kopsht gjatë, kjo mund të ndikoj në atë që fëmija të ketë të vështirë të shkëputet përkohësisht prej jush.
Ejani në kohën e caktuar ta merrni fëmiun nga kopshti, pasi fëmiu ju pret.
Trego mirëkuptim për ndjenjat dhe reagimet e femijës.
Jepni kohë të mjaftueshme që të kuptojë dhe tejkalojë vështirësitë e fillimit të qëndrimit në kopsht.
Scroll to Top