Rreth nesh

Një histori suksesi!

Kopshti i fëmijëve “DEA” është njëri prej institucioneve të para private e themeluar në shtator të vitit 2004.
Kopshti “DEA” është i licencuar nga Ministria e Arsimit dhe ofron përkujdesje për fëmijët e grup moshave nga 6 muaj deri në 6 vjeç.

Përse duhet të zgjidhni kopshtin “DEA” për fëmijën tuaj?

Kopshti i fëmijëve “DEA” është institucion për edukimin parashkollor, i themeluar sipas standardeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit.

Për zhvillimin dhe edukimin e fëmijës tuaj do te përkujdeset një staf i kualifikuar dhe me eksperiencë.
Objektivi ynë kryesor është: Edukimi sa më cilësor i fëmijëve, përgatitja e tyre për t’i bërë sa më të aftë për tu përballur me hapat e jetës
• Të zhvillojë personalitetin e fëmijës.
• Të sigurojë për secilin fëmijë shanse të barabarta edukimi.
• Të edukojë fëmijën të jetë i shoqërueshëm dhe i aftë të krijojë marrëdhënie me të tjerët.
• Të zgjerojë përvojën, njohjen, aftësitë ndijore, aftësinë për të vepruar, folur, menduar dhe imagjinuar nëpërmjet ushtrimeve të vazhdueshme.
• Të respektojë ndjenjat e fëmijëve për t’i mundësuar atij të shprehë dhe të kuptojë ndjenjat e veta dhe të të tjerëve.

Rëndësia e arsimit parashkollor

Periudha e themelimit të personalitetit të fëmijës është në gjashtë vitet e para të jetës ku dhe potenciali i të mësuarit është i lartë.

Edukimi parashkollor i fëmijës është një hap i rëndësishëm, pasi konsiderohet si hapi i parë i madh në pavarësinë e tij, në socializimin dhe njohjen me rrethin shoqëror.
Kjo ndikon që fëmija të fitojë siguri në vetvete, të ndihet i vlerësuar dhe të përgatitet për sfidat e jetës.

Scroll to Top